AKTUALITET

Temperatura të larta dhe vranësira kalimtare, ja si pritet të jetë moti këtë fundjavë

07:42 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. 




Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

 

Njoftimi i SHMU:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa ditën e Shtunë në mesditë deri pasdite ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 8m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.