Kryesore

VIDEO/ Zvicra mposht Hungarinë, Xhaka & CO marrin 3 pikët e arta dhe i vihen nga pas Gjermanisë

16:59 - 15.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hungaria është mposhtur nga Zvicra me shifrat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kampionatit Europian 2024.




Sfida u zhbllokua nga Duah në minutën e 12’ dhe në të 45-ën Aebisher dyfishoi shifrat për helvetët. Goli i vetëm për hungarezët u shënua nga Varga në të 66-ën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Embolo shënoi golin e tretë për kombëtaren e tij.

Kështu Zvicra debuton me fitore në këtë Europian duke ndjekur nga pas Gjermaninë e cila mposhti mbrëmë Skocinë me rezultatin e thellë 5-1.

HUNGARI 1-3 ZVICËR

66′ Varga/ 13′ Duah, 45′ Aebisher, 90’+3′ Embolo

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, fiton Zvicra!

90’+3′ GOOOL ZVICËR 1-3/ Embolo arrin të kapë topin në zonë duke mposhtur mbrojtësit dhe portierin, futbollisti shënon golin e tretë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

73′ Kerkez tenton të pasojë në zonë, por gjuajtja e tij bllokohet nga Zomer. (VIDEO)

66′ GOOOL HUNGARI 1-2/ Dominik Szoboszlai dërgon një pasim të gjatë për Vargën, ky i fundit nuk gabon nga afër dhe e dërgon topin në anën e djathtë të portës. (VIDEO)

63′ Varga humb një shans të artë duke gabuar me shënjestrën pas një goditje me kokë e cila përfundon shumë larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

59′ Frojler ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Szoboszlauit.

54′ Vargas merr një pasim të mirë brenda zonës, por gjuajtja e tij pritet nga Peter Gulaksi. (VIDEO)

48′ Duah lëshon gjuajtjen drejt këndit të poshtëm majtas, por Gulaksi bën një pritje të shkëlqyer për ti mohuar golin. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me një ndryshim tek Hungaria, largohet Lang dhe në lojë futet Bola.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ GOOOL ZVICËR 0-2/ Aebisher shënon të dytin për kombëtaren e tij. (VIDEO)

40′ Orban gjuan me kokë drejt drejt mesit të rrjetës, por Zomer bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

37′ Vidmer e dërgon topin në zonën e penalltisë, por njëri nga mbrojtësit e Hungarisë është vigjilent dhe largon rrezikun.

20′ Vargas lëshon një gjuajtje të jashtëzakonshme drejt mesit të portës, por portieri bën një pritje të mirë. (VIDEO)

13′ GOOOL ZVICËR 0-1/ Duah zhbllokon shifrat dhe goli anulohet për pozicion jashtë loje, pas rishikimit në VAR, kryesori e cilëson të rregullt dhe helvetët shpërthejnë në festë. (VIDEO)

10′ Shallai krijon hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga | Trajner: Marko Rosi

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah | Trajner: Murat Jakin

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.