BLUETOOTH

Sezoni i mushkonjave, që nga ekstrakti i vaniljes e deri tek hudhra, produktet falë së cilave mund t’i luftoni ato

20:47 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me stinën e verës përveçse shijimit të pushimeve, marrjen e rrezeve në plazh dhe natyrës plotësisht të lulëzuar, jemi të detyruar të ndeshemi dhe me insektet e bezdisshme.




Bëhet fjalë kryesisht për mushkonjat, për të cilat kohëve të fundit u janë kushtuar dhe artikuj të shumtë në mediat e huaj për shkak të shpërthimit të virusit Zika.

Ky virus është i përhapur falë pickimit të mushkonjave tigër dhe simptomat më të zakonshme të saj janë: njollat e skuqjet e lëkurës, temperaturë, dhimbje kyçësh, ënjtje dhe skuqje të syve.

Këto simptoma zakonisht zgjasin disa ditë deri në një javë.

Për t’i rikthyer trajtimit të pickimit të mushkonjave, tregu përmban një shumëllojshmëri produktesh por ato përmbajnë e kimikate të cilat mund të kenë efekte anësore tek trupi ynë.

Ndaj më poshtë rreshtohen 10 produkte natyrale që arrijnë të luftojnë këto pickime bezdisëse të mushkonjave:

  1. Ekstrakti i vaniljes, e cila mund të përzihet me kremin e trupit e të lyhet trupi me të.
  2. Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit apo farave të karafilit, që mund të lyeni një copë pambuku me ‘to e ta përhapni në lëkurën e irrituar për shkak të pickimit.
  3. Livando, duke e përdorur si aromatizues rrobash apo dhe thjesht një lule në shtëpi, për shkak se mushkonjat nuk e durojnë dot aromën e saj
  4. Farat e karafilit, të cilat duhet të ziejnë me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga lëngu i krijuar përzjerë me pak alkool e të aplikohet në trup.
  5. Dëllinja, që mund të përdoret nëse keni organizuar aktivitet në natyrë. Hidhni disa degë dëllinje në zjarrin bubulak dhe mushkonjat nuk do ju shqetësojnë.
  6. Vaj kedri, mjafton t’a aplikoni në trup pasi është një mjet mjaft efektiv në largimin e insekteve.
  7. Pelini i ëmbël, aplikojeni në zonën e zbuluar të trupit dhe mushkonjat nuk do ju afrohen.
  8. Kamomili, e cila ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve.
  9. Borziloku i freskët apo gjethet e domates, pasi mushkonjat nuk e tolerojnë dot aromën e secilës prej tyre.
  10. Sipas të dhënave shkencore, mushkonjat qëndrojnë larg personave që konsumojnë hudhër, por mos e teproni me ‘të.
  11. Aloe vera. Nëse përdorni xhel prej aloe veres jo vetëm se do freskoheni në këto ditë të nxehta, por gjithashtu do trajtoni në mënyrë natyrale pickimin e mushkonjës e cila ju ka irrituar lëkurën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.