BOTA

Krim i dyfishtë në Ankara! Manjati britanik i naftës vret gruan e tij prezantuese e më pas veten

20:01 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim i rëndë ka ndodhur në Ankara me një manjat britanik të naftës që vrau në shtëpinë e tyre ish-prezantuesen, këngëtaren dhe aktoren e tij 40 vjeçare çeke. Burri më pas kreu vetëvrasje.




Daily Mail raporton se pronari dhe drejtori i kompanisë së naftës ASG Inspection, David Thomas Blyth, vrau gruan e tij Victoria Vera ditën e martë të 11 qershorit, e më pas i dha fund jetës së tij.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e një debati të ashpër për shkak të xhelozisë ekstreme të manjatit për mesazhet që gruaja e tij kishte marrë në celularin e saj.

Pjesa rrëqethëse e rastit është se vrasja e bashkëshortes  ndodhi teksa në shtëpi ndodheshin tre fëmijët e çiftit, tre, katër dhe 14 vjeç. Aktualisht ata po kujdesen nga të afërmit e nënës që ka udhëtuar drejt Turqisë pas ngjarjes së tmerrshme.

Viktima ishte moderatore e ‘Morning Shoë’ në Europe 2 me prezantuesin çek Leos Mares.

Çifti u martua në vitin 2014 dhe jetoi në Pragë për disa vite përpara se të transferohej në Turqi pasi puna e Blyth e çoi atë në Lindjen e Mesme.

Victoria Vera lindi në Afrikën e Jugut dhe u transferua në Republikën Çeke në moshë të re me familjen e saj. Ajo studioi muzikë në universitet dhe u bë e famshme pasi publikoi albumin e saj të parë në 2004.

Prezantuesja i kishte kushtuar një pjesë të madhe të kohës punëve bamirëse, duke punuar për organizatën çeke “Buzëqeshja Velvet”, e cila ndihmon në “përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet e pacientëve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe viktima të abuzimit në familje”, sipas asaj që thuhet. në faqen e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.