Kryesore

A do të ketë dasmë ? Egla Ceno zbulon moshën kur do ti japë fund beqarisë

10:17 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Egla Ceno gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale.




E teksa fansat janë kuriozë për të ditur më shumë për jetën sentimentale të fitueses së “Big Brother VIP”, një ndër ta e ka pyetur: “Kur do të martohesh”.

Kësaj pyetje Egla duke qeshur i ka dhënë një përgjigje epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare”.

Egla Ceno gjatë qëndrimit në shtëpinë  e “BBV” në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja ka qenë e martuar me një shtetas italian.

Gjatë një interviste për “Fiks Fare”, Egla tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

“Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”– u shpreh Egla duke qeshur.

Nga ana tjetër fituesja e “BBV” tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality shoë do ti kushtojë kohë nënës së saj duke kaluar pushimet së bashku, ndërsa më pas do të merret me disa projekte.

Kujtojmë që vëllai i Eglës, Besi disa muaj më parë deklaroi që aktorja është martuar me shtetasin italian vetëm për të bërë letrat, pasi në atë kohë ajo po zhvillonte karrierën e saj si aktore në Itali.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.