BOTA

Dyshohet se ishte i përfshirë në lojëra fati përgjatë kohës së zgjedhjeve, arrestohet e pezullohet nga detyra oficeri mbrojtës i Kryeministrit britanik, Rishi Sunak

20:14 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga oficerët e sigurisë, i renditur në sigurinë e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është arrestuar dhe pezulluar nga detyra ditën e hënë (17 qershor), pasi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në baste përgjatë kohës së zgjedhjeve të përgjithshme në shtetin ishullor.




Policia Metropolitane, ka raportuar se ishte kontaktuar nga komisioni mbikëqyrës i lojërave të fatit të premten e kaluar në lidhje me një hetim mbi baste të dyshuara të vëna nga një efektiv policie nga Komanda e saj e Mbrojtjes së Mbretërisë dhe Specialistëve, e cila siguron mbrojtjen e ngushtë të liderit britanik.

Bastet mësohet se ishin të lidhura me kohën e zgjedhjeve të përgjithshme, raporton BBC.

Sipas Policisë Metropolitane, kjo e fundit e ka referuar menjëherë çështjen në zyrën e saj të standardeve e se oficeri është hequr nga detyrat operacionale. Gjithashtu është informuar për këtë çështje dhe Zyra e Pavarur për Sjelljen Policore.

Oficeri është arrestuar ditën e hënë, më 17 qershor, nën dyshimin e sjelljes së pahijshme në detyrë publike. Fillimisht u vendos në paraburgim por u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme nga autoritetet.

“Komisioni i lojërave të fatit vazhdon të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara të basteve dhe hetimi ynë po ecën paralelisht me këtë”, u shpreh Policia Metropolitane në një deklaratë

Një zëdhënës i Komisionit të Lojërave të Fatit tha në deklaratën e tij se “po heton mundësinë e shkeljeve në lidhje me datën e zgjedhjeve”.

“Ky është një hetim në vazhdim dhe komisioni nuk mund të japë detaje të mëtejshme në këtë moment.”

Lajmi vjen një javë pas zbulimit të Guardian se ndihmësi më i afërt parlamentar i Rishi Sunak, Craig Ëilliams, vendosi një bast 100 £ në zgjedhjet e korrikut vetëm tre ditë përpara se kryeministri të caktonte datën.

Si rezultat i atij incidenti, Komisioni i Lojërave të Fatit bëri një hetim më të gjerë dhe gjeti informacione që çuan në vendimin për të hetuar oficerin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.