Kryesore

Ligji i tatimit mbi profesionet e lira/ Vasili: Imoraliteti është derdhur rrugëve !

10:33 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për ligjin e tatimit mbi profesionet e lira.




Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili shkruan se ministrat nuk shqetësohen se po i zhvaten miliarda euro buxhetit të shtetit por vetëm për profesionistët e lirë.

Miliarda kane grabitur dhe grabisin me inceneratore, me koncesione e me tendera sekrete qe nuk kursyen edhe pandemine dhe tani ulerisin si qen rruge per profesionistet e lire”– shkruan Vasili në postimin e tij.

 

Postimi i Petrit Vasilit:

Profesionet e lira, deshmia e llumit te imoralitetit rilindas!

Rama, Qeveria dhe deputetet kane vringelluar armet shteterore, votat ne Kuvend dhe gojen e pisët kunder profesioneve te lira.

Derdellisin lloj lloj brockullash ministra e deputete qe si kelyshe rruge ç’nuk nxjerrin nga goja per te kenaqur Ramen l.

Imoraliteti rilindas eshte derdhur rrugeve.

Po keta palaço politike ju ulen oligarkeve nga 15% ne 8% taksen mbi dividentin edhe me fuqi prapavepruese duke shkelur Kushteteten ne menyre te dhunshme e duke i hequr qindra milion euro buxhetit te shtetit.

Po keta palaço politike e ulen ne 6% TVSH per investitoret strategjike qe fitojne qindra milion euro.

Po keta palaço i falen Alabarit per Portin e Durresit plot 230 milion euro perjashtim nga taksat.

Miliarda kane grabitur dhe grabisin me inceneratore, me koncesione e me tendera sekrete qe nuk kursyen edhe pandemine dhe tani ulerisin si qen rruge per profesionistet e lire.

Pra palacot nuk shqetesohen se i zhvaten miliarda euro buxhetit te shtetit per te korruptuarit, mafiozet dhe trafikantet, por ju dogj zemra per pese leke, qe duhet t’jua marrin profesionisteve te lire te pambeshtetur, te paperkrahur tashme edhe te luftuar egersisht nga kjo qeveri hajdutesh te çertifikuar.

Imoralë deri ne palcë jane keta palaço rilindas.

Hipokrite, qe qelben ere kanabis.

Maskarenj, qe qelben era mafie.

Kujtojmë se pas vendimit të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.