BOTA

OKB për të Drejtat e Njeriut: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës gjatë fushatës ushtarake në Gaza

09:58 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat izraelite në mënyrë të përsëritur mund të kenë shkelur ligjet e luftës dhe kanë dështuar që të bëjnë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve gjatë fushatës së tyre ushtarake në Rripin e Gazës, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.




Në një raport, që ka analizuar gjashtë sulme izraelite që kanë shkaktuar numër të lartë të viktimave dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, Zyra për të Drejtat e Njeriut tha se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave parandaluese në sulm”.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin e civilëve duket se në mënyrë të vazhdueshme është shkelur gjatë fushatës bombarduese të Izraelit”, tha Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit ka vrarë më shumë se 37.000 persona në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore në këtë enklavë.

Izraeli nisi fushatën e tij ushtarake pasi luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Javën e kaluar, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së tha se vrasja e civilëve gjatë operacionit izraelit për të liruar katër pengje mund të përbëjë krim lufte, por po ashtu krim lufte mund të jetë edhe mbajtja e civilëve nga Hamasi në zona të populluara./rel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.