BOTA

P*rdhunimi i një vajze hebraike në Paris, ja kërkesa që ka Presidenti Macron për shkollat

19:39 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka kërkuar të mërkurën shkollave të mbajnë “një orë diskutimi” për racizmin dhe antisemitizmin këtë javë, pas përdhunimit të një vajze hebraike në Paris.




 

Tre adoleshentë u arrestuan këtë javë pas një ankese nga një vajzë 12-vjeçare nga Courbevoie, në perëndim të Parisit, e cila u tha zyrtarëve policorë se ishte përdhunuar në grup dhe ishte fyer me fjalë përçmuese antisemitike, tha Zyra e prokurorit në Nanterre.

 

Hetimi është i përqendruar rreth akuzave për përdhunim, kërcënimeve me vdekje dhe sulmit.

Incidentet antisemitike në Francë janë rritur prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë si pasojë.

Macroni reagoi shpejt, në një kohë kur Franca e gjen veten në një fushatë zgjedhore tri javore, pasi ai shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Presidenti i kërkoi ministres së Arsimit, Nicole Belloubet “ta organizojë një diskutim në të gjitha shkollat për luftën kundër antisemitizmit dhe racizmit, për ta parandaluar gjuhën e urrejtjes”, tha Zyra e Macronit.

 

Kundërshtarët i kanë akuzuar Lëvizjen Nacionale dhe partinë e ekstremit të majtë Franca e Papërkulur, pjesë të Frontit Popullor, se i kanë toleruar qëndrimet antisemitike në radhët e veta.

Këto akuza mohohen nga të dyja partitë.

Lideri i Lëvizjes Nacionale, Jordan Bardella, tha të mërkurën se Franca duhet patjetër ta luftojë “atmosferën antisemitike”, e cila është e pranishme në vend prej se filloi lufta në Gazë./REL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.