Kryesore

U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, Justin Timberlake lirohet nga paraburgimi

07:48 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake, i cili u arrestua nga policia në Neë York për drejtim të mjetit në gjendje të dehur është liruar nga paraburgimi, sipas avokatit të tij.




Sipas policisë, këngëtari u kap mëngjesin e së martës duke drejtuar me automjetin e tij në gjendje të dehur, në Sag Harbor, Nju Jork.

Timberlake po udhëtonte me një BMË kur dyshohet se nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe nuk arriti të qëndronte në korsinë e tij duhur të rrugës.

Këngëtari refuzoi gjithashtu të bënte testin e alkoolit tre herë. Timberlake u lirua pa kusht dhe do të paraqitet në gjykatë më 26 korrik.

Sag Harbor është një fshat në Hamptons dhe Timberlake u largua nga hoteli në zonë pak para se të arrestohej, sipas një burimi.

Timberlake është aktualisht në turne me albumin e tij më të fundit, ” Everything I Thought It Ëas “. Ai ka planifikuar të performojë në Çikago në United Center të premten.

43 vjeçari është i martuar me producenten dhe aktoren Jessica Biel. Çifti u martua në vitin 2012 dhe janë prindër të Silas, 9, dhe Phineas, 3.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.