Kryesore

VIDEO/ Gjermania tregohet cinike si gjithmonë, sigurojnë kualifikimin duke mundur Hungarinë

19:55 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania ka arritur të mposht me shifrat përfundimtare 2-0 kombëtaren e Hungarisë, takim i luajtur në Shtutgart dhe i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.




Ai që do të zhbllokonte ndeshjen do të ishte Musiala në minutën e 22-të, por me plot polemika, pasi hungarezët pretenduan se gjermanët shkaktuan faull në sulm, por arbitri nuk ishte në të njëjtin mendim. Pastaj në pjesën e dytë, do të ishte Gyndoan që do të realizonte një penallti në lëvizje dhe i dha avantazhin e dyfishtë të tijve.

Gjermania me këtë rezultat kualifikohet për raundin me eliminim direkt, ndërsa Hungaria do të provojë shanset e fundit në takimin e radhës me Skocinë.

REZULTATI | GJERMANI-HUNGARI 2-0

22′ Musiala, 67′ Gyndoan

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet takimi në Shtutgart, fitojnë gjermanët.

90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

90′ Mitelstad ndëshkohet me karton të verdhe.

89′ Hungarezët i provojnë të gjitha, dali nga fusha Varga dhe Sallai në vend të Gazdag dhe Ksoboth.

84′ Autori i golit të dytë, Gyndoan lë fushën e lojës, vendin e tij e merr Undav.

81′ Fuhrih provon të surprizoj Gulashin me një diagonale nga krahu i majtë por goditja e tij nuk kishte shënjestër.

76′ 2 zëvendësime në radhët e hungarezëve, del nga fusha e lojës Kerkez dhe Bolla, në vend të tyre futen Nahi dhe Adam

75′ Sane provon me një goditje tokazi nga distanca, por portieri Gulashi është i vëmendshëm dhe pret topin. (VIDEO)

72′ Nagelsman freskon ekipin sërish. Dalin nga fusha e lojës Musala dhe Andrih, vendin e tyre e zejnë Fuhrih dhe Xhan.

67′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Mitelsad pason për Gyndoan në qendër të zonës dhe mesfushori nuk e ka të vështirë të kthej në gol një penallti në lëvizje. (VIDEO)

64′ Zëvendësim në radhet e hungarezëve, del nga fusha Nagi dhe vendin e tij e zë Kleinheisler.

57′ 2 zëvendësime në radhët e gjermanëve, dalin nga fusha e lojës Haverc dhe Virc, në vend të tyre hyjnë Sane dhe Fylkryg.

52′ Gjermania provon të qarkullojë topin, duket se të gjithë lojën e ka përqendruar te Musiala.

48′ Rydiger provon me një goditje nga distanca, por topi prek një lojtarë hungarez dhe devijohet në goditje këndi.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Shtutgart.

45+1′ Të pafat hungarezët. Arrijnë të shënojnë por gjyqtari ua anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

44′ Musiala tenton të shënojë të dytin, provon me një gjuajtje nga brenda zonës por vetëm rrjetë e jashtme.

40′ Varga devijon një top të ardhur nga goditja e këndit dhe për pak sa nuk rrezikon autogolin, por fatmirsisht për të sfera shkon jashtë.

37′ Toni Kros provon goditjen fluturimthi me një top që i erdhi nga goditja e këndit por gjuajtja shkon jashtë.

31′ Vazhdojnë vendsasit me raste të rrezikshme në kërkim të golit të dytë.

26′ Karton i verdhë për Antonio Rydiger.

24′ Szoboslai provon të surprizojë Nojerin me një gjuajtje nga goditja e dënimit por gjermani bën një superprite. (VIDEO)

22′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Gyndoan shtyn Orban në zonëdhe ky i fundit humbet topin, me sferën që përfundon në këmbët e Musialas dhe shënon. (VIDEO)

19′ Kombinime të bukura midis Haverc dhe Gyndoan por ky i fundit gabon në momentin e fundit te kontrrolli i topit.

17′ Musila ndërron krah dhe kthehet nga i majti, i drejtohet fundores dhe provon krosimin në zonë por largohet nga mbrojtja hungareze.

13′ Tani janë gjermanët ato që administrojnë topin.

8′ Gjermanët regjistrojnë goditjen e parë në portë, musiala godet nga krahu i djathtë i zonës por pret Gulashi.

2′ Rast i mirë për hungarezët që në fillimin e ndeshjes, Varga nuk arrin dot të përfitoi nga një gabim në mbrojtje i vendasve dhe gjuajtja e tij pritet nga Nojer.

1′ Starton ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Havertz | Trajner: Julian Nagelsman

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashil; Fiola, Orban, Dardai; Bolla, Nagi, Shafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga | Trajner: Marko Rosi

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.