Kryesore

E bujshme nga Italia/ Po shkëlqen në Europian, Napoli i Antonio Kontes kërkon futbollistin e Kombëtares shqiptare

10:28 - 20.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani po bën një performancë të shkëlqyer në Europian duke luajtur 180 minuta në të dyja sfidat, me Italinë dhe Kroacinë.




Mediat italiane raportojnë se Napoli dëshiron shërbimet e futbollistit. Ai pëlqehet shumë nga napolitanët dhe mund të jetë i dobishëm për mënyrën e lojës së Antonio Kontes.

Ndërsa orët e fundit Leçe ka zyrtarizuar blerjen e Balthazar Pierret një mesfushor që mund ti zërë vendin Ramadanit.

Pritet të shohim se çfarë do të ndodh ditët në vijim dhe nëse ky transferim do të ndodhte do të ishte një lajm i mirë për mesfushorin e Shqipërisë i cili do të trajnohej nga një trajnerët më të mirë të futbollit, Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.