Kryesore

“Është traditë shqiptare që u mbaron karburanti”, ish-trajneri i Kosovës “zbërthen” Kroacinë: Për të fituar duhej të bënin si Mbape

19:50 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha, ka analizuar barazimin 2-2 mes Kroacisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se kuqezinjtë e kanë të zakonshme të nisin ndeshjet mirë dhe të bien pastaj me kalimin e minutave.




“Është një traditë shqiptare që e nisin fort dhe pastaj u mbaron karburanti. Por është interesante se si ata u çuan nga varri në fund dhe mënyra se si Kroacia ishte në fund, është një problem i madh psikologjik.

Trajnerët dikur thoshin “mos shiko kurrë tabelën”, vetëm të fokusohesh te ndeshja dhe të mendosh se ajo do të zgjatë edhe 100 minuta të tjera, në mënyrë që të zgjatësh sa më shumë në fushë. Në momentin që t’i shqetësohesh për tabelën dhe jo për lojën tënde, atëherë nuk je 100% i sigurt për vetën tënde”, tha Gliha për “24Sata”.

“Edhe Kroacia u ringjall, kishte shanse, por ata kishin vështirësi. Kur ata duhej të binin psikologjikisht, e rigjetën veten. Psikologjia është një mrekulli. Kur një lojtar i ri mendon se do të luajë më mirë kur të jetë më i vjetër në moshë, që do ta ketë më të thjeshtë, por nuk është asgjë më e thjeshtë.

Një gabim i vogël, mungesë përqendrimi dhe e pyet veten pastaj si është e mundur që në këtë moshë bëj këto gabime. Ata dëshironin që ndeshja të mbyllej sa më shpejt të ishte e mundur kur ishin 2-1 dhe ky ishte një gabim i vogël.

Kishte dhe 10 minuta lojë kur lojtarët nisën të bënin llogaritë dhe aty filloi rënia, kur topi shkon jashtë dhe lojtari shtrihet në fushë pasi e prek në këmbë, nuk kishte gjëra të tilla. Kishte një mungesë ndalesash loje, të shtrihesh në bar, e pamë Mbape që e bëri, nuk ka rëndësi nëse është e bukur për t’u parë apo jo. Ky është një turne dhe duhet ta vësh veten në pozita për të kaluar kundërshtarin edhe kështu.

Kroatët janë në të njëjtën situatë si para ndeshjes me Shqipërinë. Ata kërkonin tre pikët dhe nuk ia dolën, tani fillon gjithçka nga e para. Por kërkonin tre pikët, kishte më shumë mundësi kundër Shqipërisë se sa do të kenë ndaj Italianëve. Ndryshimi i gjeneratave është problem në çdo ekip, edhe në vendet me qindra milionë shtetas”, tha ish-trajneri i Kosovës.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.