Kryesore

FOTO/ Ermal Meta dhe partnerja e tij prindër për herë të parë! Këngëtari nxjerr foton dhe i bën dedikimin e ëmbël !

08:50 - 20.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturda, kanë mirëpritur në jetë foshnjën e tyre, Fortuna Marie.




Ishte vetë artisti i famshëm që bëri lajmin publik, teksa postoi një foto të foshnjës së porsalindur në Instagram.

Në imazhin e publikuar, këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, të cilën sipas mediave italiane e kanë quajtur Fortuna Marie.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe as zemra ime. 19.06.2024 ❤️”, shkroi Ermal Meta, krahas fotos.

Fortuna Marie është vajza e parë e artistit dhe Chiara Sturda. Ermal Meta dhe partnerja e tij kanë vendosur ta jetojnë dashurinë e tyre në privatësi totale. Një zgjedhje e bërë në respekt të dëshirës së nënës së vajzës së tij, e cila nuk i pëlqen të shfaqet në publik: “Chiara nuk ka qejf të dalë para kamerave dhe unë e kam respektuar gjithmonë këtë zgjedhje të saj. Privilegj i madh të bësh muzikë, por jeta private është një gjë tjetër”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.