BLUETOOTH

Kafeja dhe roli i saj mbrojtës në shëndetin e trurit

19:43 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave e Doganave, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kilogramë kafe në vit.




Po kështu dhe revista The Economist ka shkruar se konsumatori shqiptar preferon kafen në vend të çajit, e kjo nuk përbën çudi për ne.

Në fakt kafeja është më e fortë se çaji, e kjo për shkak të nivelit të lartë të kafeinës.

Ekspertet shprehen se nëse nuk teprohet, kafeja është një e mirë për shëndetin e trurit tonë.

Por sipas tyre, sekreti i kësaj të mire nuk qëndron tek niveli i kafeinës, por tek pjekja e kokrrave të saj.

Përgjatë pjekjes, këto kokrra lëshojnë disa substanca, të cilësuara si kyçe për mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Për të arritur në këtë konkluzion janë analizuar tre lloje kafesh, të pjekur fortë, lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fortë.

Rezultoi se përgjatë procesit të pjekjes lëshohet një substancë e quajtur fenilindanes, e cila i jep kafesë shijen e hidhur.

Kjo substancë pengon aktivizimin proteinave toksike në tru, të cilat luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Pavarësisht benefitit të mirë që na jep kafeja, është e rëndësishme të mos teprohet konsumi i saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.