BOTA

Tragjedi në Mekë! Shkon në 900 numri i pelegrinëve të vdekur për shkak të temperaturave të larta !

08:32 - 20.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 900 pelegrinë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit në Mekë të Arabisë Saudite për shkak të temperaturave të larta. Shumica e viktimave, mbi 470, janë me origjinë egjiptiane, ndërsa të paktën 60 janë me origjinë indoneziane.




Sipas asaj që u deklarua nga një mjek dhe zyrtar saudit trupat gjenden brenda kompleksit të urgjencës në lagjen Al-Muaisem të Mekës.

“Të gjithë vdiqën për shkak të vapës”, tha një diplomat për AFP. Kjo është një shifër e lartë vdekjesh në krahasim me vitin e kaluar ku rreth 240 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit.

Temperaturat mbi 50 gradë

Sipas zyrtarëve sauditë, më shumë se 1.83 milionë myslimanë morën pjesë në Haxh në 2024, (përfshirë më shumë se 1.6 milionë pelegrinët nga 22 vende dhe afërsisht 222,000 qytetarë dhe banorë sauditë), pak më pak se 1.84 milionë në vitin 2023. Në Mekë, temperaturat i kaluan 50 gradë dhe numri i viktimave nuk është ende përfundimtar: disa vende, në fakt, kanë raportuar një numër të bashkatdhetarëve të zhdukur.

Në ditët e fundit, disa dhjetëra viktima ishin raportuar në mesin e besimtarëve të ardhur nga Irani dhe Jordania.

Të pranishmit panë disa njerëz duke i rënë të fikët gjatë përpjekjes për të kryer gurëzimin simbolik të djallit. Të tjerë, duke përfshirë shumë egjiptianë, humbën gjurmët e të dashurve të tyre për shkak të nxehtësisë dhe turmave. Riadi nuk komentoi numrin e të vdekurve nga vapa gjatë pelegrinazhit, megjithatë, qindra njerëz ishin rreshtuar në kompleksin e emergjencës në lagjen Al-Muaisem të Mekës, duke u përpjekur të merrnin informacion për familjarët e tyre të zhdukur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.