LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Dy ditë pasi u bë baba Ermal Metës i grabitet shtëpia, këngëtari shqiptar mesazh hajdutëve: Nëse doni ar dhe para…

21:15 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë, Fortuna Marie, Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà janë përballur me hajdutët në shtëpinë e tyre në Itali.




Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me një postim në Instagram, ku në një foto shfaq xhamat e thyer në derën e përparme.

“Më kanë thyer derën në fund vetëm për të vjedhur një gjerdan”, ka shpjeguar Meta në postimin e tij.

“Po paralajmëroj hajdutët që më thyen derën sonte e më vodhën një gjerdan, se nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Ermal Meta është bërë baba për herë të parë, me erdhjen në jetë të vajzës së tij, Fortuna Marie.

Ishte vetë artisti i famshëm që bëri lajmin publik, teksa postoi një foto të foshnjës së porsalindur në Instagram.

Në imazhin e publikuar, këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, të cilën sipas mediave italiane e kanë quajtur Fortuna Marie.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe as zemra ime. 19.06.2024 ❤️”, shkroi Ermal Meta, krahas fotos.

Fortuna Marie është vajza e parë e artistit dhe Chiara Sturda. Ermal Meta dhe partnerja e tij kanë vendosur ta jetojnë dashurinë e tyre në privatësi totale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.