LAJMI I FUNDIT

Kërcënimi shëndetësor i Shqipërisë nga rrëshqitja drejt një klime “tropikale”!

08:41 - 21.06.24 PROF. DR. EDMOND PANARITI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PROF. DR. EDMOND PANARITI*




Çdo vit e më shumë, klima e Shqipërisë nga subkontinentale mesdhetare po merr tiparet e një klime tropikale dhe subtropikale.

Këto ndryshime përfshijnë të gjithë brezin e Mesdheut dhe Evropën Qendrore dhe janë pjesë e ndryshimeve globale të klimës. Por, Shqipëria është më shumë e ekspozuar ndaj tyre për shkak të afërsisë me Afrikën dhe brezin Ekuatorial. Pasojat e këtyre ndryshimeve janë epokale dhe përfshijnë çrregullime të mëdha të ekosistemeve, habitateve natyrore, bilanceve ujore etj..

Këto ndryshime po prekin ndjeshëm zhvillimin e Shqipërisë në tërësi, e cila sa nuk është vonë duhet t’i përshtatet kësaj situate, duke i riparë në themel strategjitë e zhvillimit. Por, këtu do të trajtoj disa rreziqe nga shpërthimi i sëmundjeve infektive në njerëz dhe kafshë pak, ose aspak të njohura më parë.

Rreziku më i madh shëndetësor për popullatën që këto ndryshime sjellin janë prania e insekteve bartës të agjentëve infektive, të cilët tipikisht qarkullojnë në brezin tropikal të klimës.

Por, për shkak të përafrimit të klimës së Shqipërisë me klimën tropikale, këto insekte po e pëlqejnë gjithnjë e më shumë klimën e Shqipërisë dhe po migrojnë drejt saj. Shembulli më tipik, kërcënues është shfaqja dhe prania e disa llojeve të mushkonjave jo tipike te ne, ku spikat veçanërisht mushkonja tigër, me prejardhje nga Afrika dhe përcjellëse e infeksioneve vir ale të rrezikshme për njeriun nëpërmjet pickimit. Këtu veçojmë, Ethet Dengue dhe Ethet e Nilit Perëndimor dhe jo vetëm. Kemi një shtim dramatik të rasteve të këtyre infeksioneve në Evropën Qendrore dhe jam i prirur të besoj se kjo po ndodh edhe në Shqipëri, por që nuk zbulohet ose diagnostikohet gabim.

Në blegtori dhe bujqësi gjendja është edhe më dramatike. Disa vite më parë, lopët e Shqipërisë u prekën për herë të parë nga një sëmundje virale tropikale e cilësuar si “lëkura me Lunga” ose lumpy skin, e përcjellë te ne nga një insekt, i cili erdhi nga Afrika. Rreth 2500 lopë ngordhën dhe me mijëra të tjera dolën nga cikli prodhues.

Po kështu, sëmundja e gjuhës blu preku bagëtitë e imta me dëme të mëdha. Hordhitë e karkalecave marokene po shkretojnë të mb jellat dhe mjaft sëmundje të bimëve karakteristike të brezit tropikal po kërcënojnë bimësinë tonë. Kontrolli dhe parandalimi i këtyre sëmundjeve dhe veçanërisht i insekteve bartës të tyre është emergjence dhe domosdoshmëri kombëtare. Situatën duhet ta marrin në dorë profesionistët dhe institucionet e specializuara, sa nuk është vonë.

* Ish-Ministër i Bujqësisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.