LAJMI I FUNDIT

“SPAK, realitet që u ka prishur gjumin të pandëshkueshmëve të politikës!” -Basha: Meriton mbështetje absolute

16:25 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për SPAK-un, duke theksuar se është një institucion që duhet mbështetur në mënyrë absolute e të pakushtëzuar.




Sipas tij, SPAK është një realitet që u ka prishur gjumin politikanëve që janë të përfshirë në skema kriminale apo të korrupsioneve.

Për këtë arsye, Struktura e Posaçme duhet mbështetur pasi siç e cilëson Basha, është rreziku më i madh që i kanoset raportit midis kryeministrit aktual dhe ish-kryeministrit.

“SPAK-u është një realitet i cili u ka prishur gjumin të pandëshkueshmëve të politikës. Për këtë arsye meriton një mbështetje totale dhe është sot në rrezikun më të madh për shkak të pazarit të fundit midis kryeministrit dhe ish kryeministrit që ndajnë hallet e përbashkëta në raport me drejtësinë e pakontrolluar nga ta. Dhe për këtë arsye, qëndrimi ynë dhe i gjithë atyre që besojnë tek një Shqipëri me barazi para ligjit, është mbështetje pa kushte për SPAK-un. Kjo është një gjë dhe padiskutim është pjesë e profilit tonë politik, por askush nuk ka varur shpresat që zgjedhjet e ardhshme t’i caktojë apo t’i vendos SPAK.  Ata që kanë varur shpresat te SPAK-u, duhet ta dinë që e kanë gabim. Skenën politike e pastron vota e qytetarëve shqiptarë.”, tha Basha.

Nuk është hera e parë që Lulzim Basha akuzon dy zyrtarët për bashkëpunim me njëri tjetrin, sidomos që pas vendosjes së Gjykatës së Apelit për t’ia dhënë vulën e PD-së Berishës.

“Zoti Berisha mjaftohet me vulën e Partisë Demokratike, as unë e as mbështetësit tanë nuk e kanë bërë kurrë këtë betejë për vulë, për logo, për karrige, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse besojmë që Shqipëria meriton më shumë dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë sesa ç’ofron tangoja e kryeministrit dhe ish kryeministrit.”, ka deklaruar për VOA Basha me datë 17 qershor.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.