Kryesore

Familja e moderatorit kundër lidhjes së tyre, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi arratisen për pushime! Çifti vendos të…

10:20 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe partneri i saj Meriton Mjekiqi kanë vebndosur të kalojnë pushimet së bashku si çift. Ka qenë ish-banorja e BBV3 ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik me moderatorin në plazh, teksa i ka shprehur atij dashurinë.




“Të dua” ka shkruar Ilnisa krah fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar.

Çifti ka vendosur “të arratiset” me pushime për këto ditë të nxehta të verës, për të kaluar kështu sa më shumë kohë pranë njërit tjetrit, e për të shijuar romancën e tyre në maksimum.

Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky “reality show”. Çifti janë prindër nga lidhjet e tyre të mëparshme, Ilnisa ka vajzën Anais, të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, teksa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar. Çifti e vazhduan romancën edhe pas daljes nga “reality shoë”, ndërsa gjatë intervistave kanë treguar se në planet e tyre është që të bëjnë një bebe së bashku.

Ndryshe nga familja e Ilnisës, të cilët e pranuan lidhjen e saj me Meritonin, ajo e këtij të fundit u duk sikur ishte kundër kësaj historie dashurie. Vëllai i Meritonit, Rinori, e takoi Ilnisën në vizitën që i bënë moderatorit në shtëpi, ndërsa i ati i ish-banorit në një intervistë tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës. I ftuar në emisionin “Cherry on Top”, babai i Meriton Mjekiqit ka folur edhe për lidhjen e djalit të tij me Ilnisa Agollin brenda formatit “Big Brother Albania 3”. Por siç duket, kjo lidhje nuk e ka edhe pëlqimin e familjes së Meritonit.

Në pyetjen e bërë nga moderatorja Bora Zemani nëse mendojnë se Ilnisa i ka rrëmbyer zemrën Meritonit, Mjekiqi është shprehur se çdo gjë ata e shohin në kuadër të lojës. E ftuar në emisionin “Ëake Up”, ku ka edhe për romancën e saj me moderatorin. “Si e ka pritur familja jote romancën me Meritonin?”, – ishte një ndër pyetjet që iu drejtua gazetares, e cila tha ndihet shumë e lumtur sepse familja e saj e ka mbështetur lidhjen me Meritonin.

“Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”, – tha Ilnisa, duke treguar se ka një raport shumë të mirë me vëllain dhe motrën e Meritonit. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt…”, tregoi ajo.

Përsa i përket përshkrimit të ndjenjës së dashurisë që ajo ka për Meritonin, Ilnisa tha se nuk do të lëndohet kurrë në krahët e tij.

“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”, u shpreh Ilnisa. Por ashtu edhe si duket nga rrjetet sociale, vetëm motra e Meritonin e ndjek Ilnisën në rrjetet sociale, sakaq vëllezërit e tij kanë zgjedhur të mos e ndjekin të dashurën e vëllait të tyre.

Nga ana tjetër, edhe Ilnisa nuk i ndjek ata, duke zbuluar se raporti nuk është edhe aq i qëndrueshëm, si gazetarja ka bërë me dije në intervistat e saj. Në natën finale të “Big Brother”, Meritoni u surprizua nga nëna e tij, e cila e bëri surprizën në studio, pasi ai ishte eliminuar. Pas takimit të tyre, të dy u larguan së bashku nga skena.

Por ajo që nuk mund t’u shpëtonte fansave, ishte momenti kur Meritoni i kërkoi të ëmës me zë të ulët që t’i fliste Ilnisës. Megjithatë, të pandikuar nga qëndrimet që familja e moderatorit kosovar ka mbajtur, Ilnisa dhe Meritoni po jetojnë ditë të mbushura me dashuri. Pas eksperiencës në “Big Brother” dhe kundërshtive që hasën jashtë, ata kanë vendosur që të arratisen për disa ditë pushime, duke shijuar njëri-tjetrin dhe ditët buzë detit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.