Kryesore

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare: Shqipëria realizon ëndrrën e jetës me Spanjën

10:05 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sulmuesi i njohur i Tomorit dhe golashënues i kampionatit shqiptar, si dhe i Kombëtares, Kliton Bozgo, po kalon pushimet e verës në qytetin e vendlindjes, pas kthimit nga Dortmundi, ku së bashku me ish-lojtarë të tjerë kuqezi ndoqën me ftesë të FSHF-së takimin Shqipëri–Itali. Duke ndarë kohën midis familjes dhe i rrethuar nga sportdashësit beratas, Kliton Bozgo ndjek Kampionatin Europian me shumë vëmendje. Fokusi është te Shqipëria.




Në lidhje me këtë eveniment dhe Kombëtaren, për “Panorama Sport”, Bozgo u shpreh: “Gjithçka që po përjetojmë është një tregues i rritjes së Kombëtares, pasi po luan me personalitet dhe profesionalizëm të lartë. Kjo nuk është pak në grupin e ashtuquajtur ‘të hekurt’, kur pak kush besonte te forca e kësaj skuadre përpara kundërshtarëve që janë në majën e futbollit botëror. Sigurisht që ka vend për përmirësime, por gjithçka është e justifikueshme po të kemi parasysh se për pjesën dërmuese të futbollistëve dhe vetë trajnerin, kjo është eksperienca e pare. Presioni është realisht i madh, për shkak të emrit dhe kualitetit të kundërshtarëve. Tani nuk na duhet analiza e asaj çka ka ikur, na duhet përqendrim, besim dhe mbi të gjitha guximi për një ndeshje që duhet luajtur me zemër për të kërkuar historinë. Në të dyja ndeshjet e zhvilluara në Grupin B mund të merrnim dhe meritonim më shumë, sidomos me Kroacinë, që është duke nderuar në këtë kampionat brezin e artë të Modriç.

Duhet të përgatitemi dhe të futemi në fushë kundër Spanjës për të besuar te fitorja. Kjo gjë vjen edhe me ndihmën e dy faktorëve: Kundërshtari ynë është i kualifikuar dhe larg presionit të rezultatit, si dhe Kombëtarja ka një mbështetje fantastike nga tifozët kuqezi. Kështu do të jetë edhe me Spanjën. Skuadra me këtë mbështetje të madhe në stadium dhe miliona shqiptarë kudo në botë, do të duhet që të përgatitet si duhet dhe me besim për ndeshjen e jetës. Do të jemi shumë pranë realizimit të ëndrrës së madhe, sepse në futboll s’ka asgjë të pamundur”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.