Kryesore

Nga mbrojtja në sulm, ja numrat që turpërojnë Italinë kundër Spanjës

12:09 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U asfaltuan! Në fushë po e po, por edhe numrat pas duelit mes Spanjës dhe Italisë tregojnë superioritetin e frikshëm të iberikasve kundër “Axurrëve”. Dhe kjo, sepse rezultati 1-0 në favor të “Furive të kuqe” duket diçka modeste, madje gati turpëruese, pasi ajo që shënonte tabela elektronike në fund ishte diçka shumë nuk pasqyron absolutisht të vërtetën e madhe, siç tregojnë statistikat më poshtë.




KURRË TË RREZIKSHËM – Le ta nisim nga goditjet… Italia faktikisht nuk e impenjoi kurrë portierin Unai Simon. E vetmja goditje drejt kuadratit është ajo e Kristantes me kokë në minutën e 86-të, por absolutisht jo e frikshme. Po, Italia provoi edhe me Kiezën portën, por 3 gjuajtjet e tij përfunduan gjithmonë larg mbi kuadrat. Po Spanja? Nëntë goditje në kuadrat, nga të cilat 8 u pritën nga Donaruma, përveç se 8 goditje të tjera jashtë kuadratit dhe 3 goditje të bllokuara, kundrejt zero të Italisë. Përfundimi? Për zemrat e dobëta më mirë të mos e lexojmë, por realiteti flet për 20 tentativa spanjolle kundrejt katër të “Axurrëve”.

ZOTËRIMI I TOPIT – Për të kuptuar më qartë se çfarë ndodhi edhe kundrejt asaj që u pa me sy të lirë, Spanja e mbylli pjesën e parë me një zotërim prej 61.6 për qindësh kundrejt 38.9 të Italisë, ndonëse pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar me 53.1 dhe 46.9 në favor të iberikasve dhe kjo ndoshta, sepse ata ndërruan të gjithë boshtin e përfaqësueses duke humbur shumë në cilësi. Gjithsesi, numri më i frikshëm që tregoi se do të kishte qenë një ndeshje pa histori ishte fakti se në 15 minutat e para, Spanja e zotëroi topin në 80 për qind të kohës, shkurt duke e shndërruar një ndeshje që pritej shumë e vështirë në një seancë stërvitore. Dhe këtë fakt e nënvizojnë të dhënat për pasimet, 591 ato të Spanjës me një saktësi prej 90.9 për qind kundrejt 439 të Italisë me një saktësi prej 83 %.

BARIQENDRA – Një tjetër e dhënë që fotografon mbarëvajtjen e ndeshjes është të qëndruarit në fushë nga ana e spanjollëve, 56.4 metra nga porta e tyre, që do të thotë se kanë kërkuar të bëjnë presing gjithë kohën, ndërsa Italia ishte në kuotën 45.6 metra dhe akoma më keq, në momentet e kapjes në kundërsulm, Italia mblidhe në grup e gjitha në një mesatare prej 24.8 metrash, duke treguar qartë dozën e frikës që kishte përballë Spanjës. Në të njëjtën kohë, edhe loja nga krahët shpërbleu shumë të kuqte, me 62 për qind të topave dhe aksioneve që nisnin në shpejtësi nga andej, ndërsa Italia luajti vetëm 55 për qind të rasteve nga krahët.

DRIBLIMET DHE INDIVIDËT – Duke menduar për lojtarët që do të zbrisnin në fushë, kuptohet qartë se Spanja kishte futbollistë të ndryshëm për të tentuar duelet një kundër një, ndërsa te Italia këtë gjë e bën vetëm Kieza, siç u pa edhe ndaj Shqipërisë, por në fund, edhe shifra mbi driblimet tregon dominimin spanjoll, 13-2. E kotë të shtosh diçka tjetër… Gjithsesi, për ta mbyllur edhe më keq, lidhur me rikuperimet e topave të bëra nga të dyja skuadrat mjafton të marrë shembullin e Fabian Ruizit, me 14 rikuperime, një organizator që bën edhe shkatërruesin… Dhe të mendosh që i vetëm ka rikuperuar saç mundën të bëjnë së bashku Barela (5), Kristante (3), Zhorzhinjo (4) dhe Fratezi (2). A duhet të shtojmë më gjë…

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.