AKTUALITET

Përcillet në banesën e fundit me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës prifti arbëresh, At Antonio Belushi

21:43 - 22.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në varrezat e Kalabrisë në Itali, ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.




Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.

Në arkivolin e Belushit drejt banesës së fudnit, u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Belushi a shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.

Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Që nga viti 1962, ai ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.