Kryesore

VIDEO/ Lukaku shpërdoron përballë Rumanisë, por De Bryjn nuk fal! Belgjika fiton dhe ringjall shanset e kualifikimit

23:02 - 22.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belgjika ka ringjallur sot shanset e saj për të fituar grupin në Euro 2024, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Rumaninë në një ndeshje të ethshme me raste nga të dy portat.




Belgët e nisën ndeshjen me golin e Tielemans që në minutën e dytë dhe pastaj krijuan një mori rastesh për shënim në pjesën e parë, duke shpërdoruar shumë.

Rumania u ngjall në pjesën e dytë dhe kërkoi me ngulm barazimin, teksa kishte shanse ta bënte një gjë të tillë. Por ndërsa ajo kërkonte golin, atë e gjeti De Bryjn në anën tjetër me një veprim të zgjuar që vulosi ndeshjen në minutat e fundit me suksesin 2-0.

BELGJIKE-RUMANI 2-0
2’ Tielemans, 79′ De Bryjn

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Belgjikës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Lukaku merr topin në të djathtën, hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por sfera devijohet me këmbë nga Nita. (VIDEO)

85’ Faez lejon Alibek t’i ikë dhe ky i fundit mposht Kastels, por një mbrojtës largon topin para se të kalonte vijën fatale. (VIDEO)

84’ Përsëri Trosard nga e djathta gjen hapësira për të sulmuar, pasimi i tij këtë herë është shumë i fortë dhe kalon mbi traversë.

81’ Trosard nga e djathta mundohet të pasojë për Lukakun në qendër por sfera devijohet nga mbrojtësit.

79’ GOOOL BELGJIKA! Një top i gjatë nga portieri belg mbërrin në zonën tjetër ku De Bryjn ndjek aksionin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

77’ Debast merr vendin e Teate te Belgjika.

72’ Doku e Tielemans i lënë vendin në fushë Mangala dhe Karrasko te Belgjika.

68’ Olaru dhe Haxhi hyjnë në fushë në vend të Marin dhe Mihaila te Rumania.

68’ Man përfiton nga një pasim mbrapa për të dalë para Kastels, gjuajtja e tij ndalet nga portieri belg. (VIDEO)

65’ Përsëri Lukaku para portës, gjuajtja e tij gjen portierin Nita i cili devijon jashtë. (VIDEO)

64’ Lukaku niset në kundërsulm dhe tund rrjetën duke festuar golin. Por pak çaste më vonë, vjen sinjalizimi i tij për pozicion jashtë loje duke e anuluar atë. (VIDEO)

59’ Bancu ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Pas një goditje dënimi, Lukaku devijon para portës, por nuk ka forcë për të kaluar Nita. (VIDEO)

56’ Lukebakio i lë vendin në fushë Trosard në radhët e Belgjikës.

55’ De Bryjn merr përsëri topin në kufijtë e zonës dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Nita. (VIDEO)

52’ De Bryjn i afrohet golit spektakolar me një gjuajtje nga e majta drejt shtyllës së dytë, teksa topi shkon jashtë jo shumë larg katërkëndorit.

48’ Kundërsulm i shpejtë i rumunëve, të cilët kanë mundësinë të barazojnë me Marin, i cili hyn në zonë por gjuan jashtë edhe pse i vetëm para portës.

47’ Man gjuan nga distanca, Kastels kontrollon pa probleme.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Belgjikës.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Një top në thellësi i rumunëve drejt zonës belge sheh Kastels të dalë i qetë për të kontrolluar sferën.

38’ Lukebakio është i vetëm në të djathtën, por vonohet dhe i jep mundësinë një mbrojtësi rumun t’i devijojë sferën para gjuajtjes.

37’ Man provon nga e djathta të gjejë golin me një gjuajtje në shtyllën e parë që bllokohet nga Kastels. (VIDEO)

34’ Lukebakio ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt.

33’ Tjetër zbritje e shpejtë e belgëve, këtë herë është Kastanj i cili gjuan por shef sferën të devijohet mbi traversë.

29’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, Lukebakio lëshon një predhë nga e majta drejt portës, portieri Nita devijon jashtë. (VIDEO)

28’ Doku hyn në zonë nga e majta, por mbrojtja devijon topin në këndore.

23’ Doku në krahun e majtë driblon mes mbrojtësve të cilët i heqin topin me shumë vështirësi.

19’ Në zhvillimin e këndores është Vertongen i cili gjuan, duke kaluar sferën mbi traversë.

18’ Rast i artë në kundërsulm i belgëve, Lukebakio gjuan drejt portës por gjen përgjigjen e portierit Nita. (VIDEO)

13’ Lukaku merr topin në zonë, rrotullohet dhe gjuan por sheh sferën të devijohet në këndore. (VIDEO)

12’ Kastanj nga e djathta harkon në zonë, portieri dhe mbrojtja rumune largojnë me vështirësi.

5’ Rumania i afrohet shpejt barazimit me një gjuajtje me kokë të Dragushin, e cila devijohet mbi traversë nga portieri belg. (VIDEO)

2’ GOOOL BELGJIKA! Sfida nis me gol të shpejtë, pasi Tielemans lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës që mposht portierin rumun. (VIDEO)

1’ Nis dueli.

FORMAICONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.