Kryesore

VIDEO/ Portugalia konfirmohet pretendente! Ronaldo & Co. kalojnë pa probleme Turqinë dhe sigurojnë vendin e parë në grup

20:06 - 22.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portugalia ka konfirmuar sot statusin e saj si pretendente për të shkuar deri në fund në Euro 2024, teksa ka siguruar vendin e parë në grup me fitoren e pastër 3-0 kundër Turqisë.




Luzitanët dominuan sfidën që në pjesën e parë të saj, duke krijuar disa raste shënimi derisa erdhi goli i Bernardo Silvas. Më pas, një autogol qesharak i Akajdin dyfishoi shifrat për ekipin ku Kristiano Ronaldo ishte titullar si zakonisht.

Ylli portugez la shenjën e tij në pjesën e dytë, kur dha asistin e golit të tretë për Bruno Fernandes, duke vulosur një fitore të pastër që i garanton Portugalisë kreun e grupit.

TURQI-PORTUGALI 0-3
21′ Bernardo Silva, 28′ (ag) Akajdin, 56′ Bruno Fernandes

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Portugalisë.

90’ Jepen 5 minuat shtesë.

87’ Ronaldo nis Bernardo Silva drejt portës, gardiani i Turqisë e bllokon në momentin e duhur. (VIDEO)

83’ Antonio Silva merr vendin e Pepe në fushën e lojës.

76’ Akajdin lë fushën e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Demiral.

70’ Arda Gyler hyn në fushë në vend të Akgun të Turqia.

69’ Semedo merr vendin e Kanselos në radhët e Portugalisë.

66’ Bernardo Silva harkon nga e djathta në zonë për Ronaldon, gjuajtja e tij me kokë është e gabuar.

59’ Jilldiz dhe Juksek hyjnë në fushë në vend të Akturkoglu dhe Ajhan te Turqia.

56’ GOOOL PORTUGALIA! Ronaldo shfaqet i vetëm para portierit por në vend që të gjuajë, i dhuron golin Bruno Fernades me portën bosh. (VIDEO)

53’ Jaziçi provon nga distanca, sfera ndalet në duart e portierit portugez.

50’ Vazhdon dominimi në lojë i portugezëve, të cilët kërkojnë një tjetër gol për të mbyllur ndeshjen.

46’ Neto dhe Neves hyjnë në fushën e lojës në vend të Leaos dhe Palinjas te Portugalia.  Ndërkohë te Turqia është Jaziçi i cili merr vendin e Kokçu.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Portugalisë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Palinja gjithashtu i shtohet listës së kartonëve të verdhë në këto minuta.

44’ Edhe Çelik ndëshkohet për protesta.

42’ Akajdin ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Leaos.

39’ Rafael Leao ndëshkohet me të verdhë për simulim dhe do të humbasë ndeshjen e tretë në grup. (VIDEO)

36’ Edhe Ronaldo provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë.

35’ Kaselo nis Bruno Fernandes në të djathtën, ky i fundit gjuan në ecje e sipër pa gjetur portën. (VIDEO)

30’ Akturkoglu i afrohet golit në anën tjetër me një gjuajtje nga e majta, sfera devijohet jashtë nga portieri. (VIDEO)

28’ GOOOL PORTUGALIA! Akajdin bën një gafë të pazakontë, duke mos parë daljen e portierit për të çuar topin në rrjetën e portës së vet me një pasim mbrapa. (VIDEO)

25’ Bardakçi është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë te Turqia.

24’ Bruno Fernandes tenton të dyfishojë shifrat me një gjuajtje nga jashtë zonës, që nuk gjen katërkëndorin.

21’ GOOOL PORTUGALIA! Aksion i rrufeshëm i portugezëve në të majtën, topi në qendër shkon te Bernardo Silva i cili nuk gabon me gjuajtëm e tij. (VIDEO)

15’ Ronaldo nga e djathta harkon për Leaon në shtyllën e dytë, gjuajtja e këtij të fundit me kokë është shumë e lehtë.

12’ Përgjigjen edhe portugezët me harkime nga krahët, pa gjetur kurrë hapësirën në qendër për të goditur siç duhet me Ronaldon.

7’ Një harkim nga e djathta gjen Akturkoglu në shtyllën e dytë, por devijimi i tij nuk gjen portën portugeze. (VIDEO)

2’ Bernardo Silva nga e majta gjen Ronaldon në krahun tjetër, gjuajtja fluturimthi e tij është e lehtë për portierin turk.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të portugezëve.

FORMACIONET ZYRTARE

TURQI (4-3-3): Bajindir; Ccelik, Akajdin, Bardakcci, Kadioglu; Kokccu, Ccalhanollu, Ajhan; Akgun, Jillmaz, Akturkoglu.
Trajner: V. Montela.

PORTUGALI (4-3-3): Diogo Kosta; Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Nunjo Mendesh; Vitinja, Zhoao Palinja, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Kristiano Ronaldo, Rafael Leao.
Trajner: R. Martinez.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.