Kryesore

VIDEO/ Gola të anuluar dhe në minutat shtesë, Gjermania barazon mes drithërimash me Zvicrën dhe ruan vendin e parë të grupit

23:03 - 23.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvicra dhe Gjermania e mbyllën sfidën në barazimin në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Europian.




Të parët që kaluan në avantazh ishin gjermanët me Andrijsh por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas në të 28-ën, Ndoje zhbllokoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës. Zvicerianët shënuan të dytin me Vargas por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Fulkryg bën heroin për gjermanët duke i dhuruar një pikë që i mban në vendin e parë të grupit.

ZVICËR 1-1 GJERMANI

28′ Ndoje/ 90’+2′ Fulkryg

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida në barazim!

90’+2′ GOOOL GJERMANI 1-1/ Raum i pason topin Fulkryg, ky i fundit gjuan me kokë dhe ndëshkon Zomerin duke barazuar shifrat në shtesë. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Xhaka lëshon predhën drejt portës së Gjermanisë, Nojer bën një pritje fantastike. (VIDEO)

84′ Vargas shënon të dytin për Zvicrën, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

82′ Leroi Sane ka një shans të mirë por e shpërdoron duke e dërguar jashtë fushës. (VIDEO)

81′ Vidmer ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Raum dhe do të mungojë ndeshjen e ardhshme.

76′ Virc dhe Musiala i lënë vendin në fushjë Leroi Sane dhe Fullkryg.

70′-72′ Virc pason për Kimish, ky i fundit shpërdoron rastin e artë për të barazuar shifrat. Gjermanët pretendojnë penallti, Orsato thotë jo pas konsultimit me VAR. (VIDEO) (VIDEO)

68′ Haverc gjuan me kokë drejt portës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

67′ Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Musialës.

65′ Andrijsh lë fushën për Beier.

65′ Tre ndryshime tek Zvicra.  Largohen Rieder, Embolo dhe Ndoje, në lojë futen Vargas, Duah dhe Amdouni.

63′ Raum gjuan nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

61’ Nagelsman bën dy ndryshime. Largohen Tah dhe Mitëllshtadt, në lojë futen Shkolterbek dhe Raum.

55′ Kros gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, topi shkon shumë larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

50′ Virc i nxjerr një top fantastik Musialës, ky i fundit lëshon predhën por Zomëer bën një pritje të mirë. (VIDEO) 

49′ Embolo ka një shans të mirë brenda zonës, por nuk arrin të kalojë mbrojtësit dhe e humbet topin.

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës!

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Zvicrës!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Musiala i jep një top të mirë Haverc, por ky i fundit gabon duke e dërguar topin mbi traversë. (VIDEO)

41′ Rydiger merr një top të mirë në zonë por nuk arrin ta shënjestrojë si duhet kuadratin e Zomerit. (VIDEO)

38′ Tah ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Embolo. Ai do të mungojë në ndeshjen e parë në fazën e 1/8-ave.

37′ Kimish u përpoq të gjejë një bashkëlojtar të lirë brenda zonës, por Zomer ndërhyn duke larguar topin.

33′ Andrijsh gjuan topin nga distanca, por gjuajtja bllokohet nga një mbrojtës.

31′ Ndoje tenton golin pas një gjuajtje të mirë, por topi përfundon pak larg shtyllës së djathtë. (VIDEO)

28′ GOOOL ZVICËR 1-0/ Ndoje ndëshkon Nojerin. (VIDEO)

25′ Ndoje ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Rydiger.

17′ Andrijsh gjuan nga jashtë zonës dhe godet portën e Zomerit me një super gjuajtje. Pas një rishikimi në VAR, Orsato anulon golin për një faull në zonë. (VIDEO)

13′ Haverc merr një top në zonë, por nuk arrin të godasë pasi bllokohet nga një mbrojtës.

11′ Gyndoan godet nga buza e zonës, por gjuajtja bllokohet nga një mbrojtës i Zvicrës.

8′ Gjermania qarkullon mirë topin dhe lojtarët shkëmbejnë pasime të sakta me njëri-tjetrin.

2′ Pas një krosimi të Kros nga këndi, Haverc gjuan me kokë drejt portës së Zomerit por ky i fundit e pret lehtësisht. (VIDEO)

NGJARJET KRYESORE

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.