Kryesore

Dimarko në dyshim, Spaleti mendon për 4 ndryshime kundër Kroacisë

13:49 - 24.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italisë do t’i mjaftonte edhe një barazim në ndeshjen ndaj Kroacisë, por ndërkohë të kaltrit kanë edhe bonusin e të tretës më të mirë.




Gjithsesi, trajneri Spaleti po mendon për 4 zëvendësime kundrejt dy ndeshjeve në të cilat shpalosi të njëjtin formacion dhe kjo nisur nga një dyshim kryesor që lidhet me mbrojtësin e majtë, Federiko Dimarko, i cili mund të zëvendësohet nga Darmian.

 

Interisti ka pasur një lodhje muskulore, por ndërkohë mund të pushojnë edhe Di Lorenco (në vend të tij Kambiaso), Fratezi (zëvendësohet nga Kristante) dhe Skamaka (Retegi në linjën e parë të sulmi). Madje, ndryshe nga skema me 4 mbrojtës, ndaj Kroacisë mund të shihet një Itali me modulin 3-4-2-1, ndonëse gjithçka do të mësohet më saktë në orën 21:00, sot në mbrëmje.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.