Kryesore

“E detyrueshme lënia për të bërë betimin në PE” -Apeli lë në burg Fredi Belerin, reagon ministria e Jashtme e Greqisë: Që në fillim kemi shprehur shqetësimin…

19:14 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar menjëherë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për të lënë të burgosur për dy vite eurodeputetin grek, Fredi Belerin.




Përmes një njoftimi zyrtar, institucion fqinj kërkon nga autoritetet shqiptare të lejojë Fredi Belerin me patjetër të bëjë betimin e tij si deputet i Parlamentit Evropian muajin e ardhshëm.

Përveç kësaj kërkese, ministria e Jashtme gjithashtu komentoi dhe vendimin e marrë nga drejtësia shqiptare për Fredi Belerin.

Komenti lidhet me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, dhënien e një dënimi joproporcional e heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, duke vënë në theks se vendimi i marr sipas tyre është politik e i padrejtë.

Njoftimi i institucionit

“Që në fillim, Greqia kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, dhënien e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Pra është një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga betimi i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.