Kryesore

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS/ Nga drejtoresha e SHISH tek krerët e policisë, ja kush do merren në pyetje seancën e ardhshme (EMRAT)

16:42 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e nesërme (26 qershor) do të mbahet seanca e radhës  e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS, me në krye deputetin demokrat Ervin Salianji.




Mësohet se këtë të mërkurë do të merren në pyetje 5 drejtorë, që nga SHISH  e deri tek uniformat blu.

Përkatësisht do të deklarojnë për komisionin:

– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;

– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;

– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;

– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;

– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.

Radhën e kaluara seanca ka pasur debate të forta për shkak se dëshmitarët dëshironin të flisnin vetëm me dyer të mbyllura, me pretendimin se zotërojnë informacione sekrete.

Pas përfundimit të seancës, kryetari i këtij komisioni hetimor, Ervin Salianji, u shpreh se deshmitarët duhej të flisnin me dyer të hapura pasi çdo deklaratë sipas tij nuk përbënin informacion sensitiv për publikun.

Për shkak të kësaj përplasje idesh mes Salianjit dhe anëtarëve të mazhorancës e dëshmitarëve, Komisioni Hetimor u zhvillua me debate e ironi të shumta.

Nuk dihet nëse këta drejtorë që do të merren në pyetje ditën e nesërme (e mërkurë, 26 qershor), kanë kërkuar apo jo që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, por mbetet për t’u parë se si do procedohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.