![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Arbitri suedez, Glen Nyberg, nuk vendosi rezultatin e ndeshjes, por në disa raste u pa që ai kishte një tendencë “kundër” kuqezinjve, si në rastin e kartonit të verdhë të Bajramit për simulim, kur faulli qëndronte.
Ja disa nga episodet e diskutueshme të ndeshjes.
13’ Ka dyshime për pozicion jashtë loje në rastin e golit të Ferran Torres. Pamjet më pas tregojnë se Mitaj mban në lojë sulmuesin spanjoll me majën e këmbës. Vërtet i pafat mbrojtësi kuqezi. (VIDEO)
32’ Manaj kërkon një faull në kufijtë e zonës spanjolle, teksa mbahet nga një mbrojtës kundërshtar, por Nyberg vazhdon lojën.
90+1’ Medon Berisha kërkon penallti pas një rrëzimi në zonën spanjolle. Pamjet tregojnë se ka një kontakt mes tij dhe mbrojtësit spanjoll, por arbitri vazhdon lojën dhe as VAR-i nuk ndërhyn në këtë rast.
PANORAMASPORT.AL