![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në sfidën e një nate më parë me Spanjën, Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, por pavarësisht kësaj, Kombëtarja kuqezi ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.
E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2024/06/tatay-mendez-vajza-e-silvinjos-kombetarja-1-500x1019.jpeg)
Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.
Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: “Po qaj, por jam mirënjohëse”.
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2024/06/tatay-mendez-vajza-e-silvinjos-kombetarja-4-500x1027.jpeg)
Në profilin e saj, ajo ndau edhe një video të tifozëve kuq e zi dhe të lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë që përshëndesnin tifozët, tek shkruante “përgjithmonë luftëtarë”.