Kryesore

“Të plaçin sytë, si ta bën zemra?!”- Satira e Gjekmarkajt: Porosia e Babos për Mamicën, 2/3 e ministrave dhe deputetëve s’do jenë më në Kuvend! Pandi si postieri pa…

15:09 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Agron Gjekmarkaj




Portreti i Ermos  befas u shfaq mbi ne ! Çuditërisht kësaj here  nuk na gjuajti me gurë as me fjalët shafran. Poshtë po zukasnin a mos po rrezikon të behët njeri i mirë, të jetë mirë me shëndet pyesnin ?

Kryezevendes Lideri Muli ishte ai që e hapi ditën parlamentare. Mbante shënime. Të vërtetat e vatanit mbi qitap skaliste.

U ngrit i menduar po të zjarrta fjalët. Në fund rrotulloi sytë mbi të gjithë që strukeshin duke i paralajmëruar se pas tij qameti po vjen për ta. Nikoqiri dhe Ulsia kafshuan gjuhen u panë në sy duke respektuar fjalën e urtë reagimin e sotëm lere për neser. Unë i shikoja me sfide teksa Hyqymeti u punonte qindin.

Jorushi i Tabakeve nuk kishte bërë gjumë të mirë  dhe kaq ishte e mjaftueshme që të gjithë të ndiheshim të trishtuar.

Ne kafen e Parlamentit u ndie një shkundullimë e përgjithshme , karriget lëvizen e bashkë me to edhe kokat! “Ogi, Ogi” u dëgjua një zë dhe menjëherë pas tij u ndie psherëtima e ngrohtë “marshallah, marshallah” si nga Opozita ashtu dhe nga Qeveria.

Ministrushja e arsimit pas konstatimeve  qe mbulohet gjithmonë me kostum dje i kishte  bërë shiharete  vapës duke demonstruar muskuj e nur.

U mblodha u bëra sa një grusht se çoku shkruaj ndonjë romuz mos me kapte për veshi dhe me thoshte “hajt sikter behu def nga sytë dhe me liro vendin”, por jo qe  dermani vetë Salianji ai që me shtetoi nga ankthi duke me pohuar se forca e Ogit nuk qëndron thjesht tek ajo që duket por tek arsyeja, tek llafi sherbet.

U preha i qetë sidomos edhe pas dy shikimeve garantuese që Mimi di Puçini me hodhi si e krishterë që është.  Por nuk paskësh qenë gjithsesi një ditë e mirë për mua perseri zemra mu thye si një qelqurinë e cila me rropamë plandet për tokë duke u bërë grima grima. Aty pranë ishin ulur Mamica me Delinen e cila në kafe duket njeri i vërtete, ndersa atje tek binaja ku ulen ministrat si muzeale, si prej dylli. Dukej qartë se e kishte marrë malli per Belen dhe pyeste kur vjen se nuk po duroj dot?!

Nejse aty si vete dreqi i mallkuem erdhi lideri në perspektive Gaz Bardhi , u kaloi pranë , nuk e përshëndeti Mamicen kur mundësia për të ndenjur oça oça ishte më e madhe se kurrë.

“Të plaçin sytë” e qortova si ta bën zemra por në vend të fjalëve ai një hungërime lëshoi. Madje as Bledion Nallbati edhe pse  i vinte t’i hiqte një fluturimë  ketij çaprazi nuk u ndie. Thjeshtë i qante shpirti për këtë nursesllëk. Pandi sillej lart e poshtë si një postier pa habere.

Tezja dukej e mbyllur në vetvete si kurrë më parë dy merzitira ja kishin sosur gezimin.  E para llaf i Mamices qe merr porosi nga Babo per të thënë se dy te tretat e deputetevë nuk do jenë më dhe po kaq do e hanë nga qeveria dhe e dyta telefonata e vonë me Ditmirin per ti kerkuar hesap pse per  Babon ka nenkuptuar që mund të drejtojë vetem Europen kur ai mund të zërë vendin e Guetirresit në OKB se ai del në pension, pra për të paqtuar gjithë Boten në këto kohë sakelldishë e luftrash?!

Pas fjalimit që mbajta në sallë me erdhen pranë Nasua me Xhemen dukeshin të keputur por edhe të dhemshur në një kohë thanë “Babo qoftë që të duron, vetem një zemergjerë si ai mund të të lejojë të llomotisesh kesisoj gjepurash, mos ja plas shpirtin mor haram”!

Sikur ky  paralajmerim të ishte i manget u shfaq Çyrbja i cili mu hakerrye “nuk fole mirë or çun, kur të gjej pak kohë do të të mesoj të flasesh siç duhet” !

Bora ishte në qejf dhe llamburiste nga lezet i muhabetit teksa herë pas here terhiqte çibukun elektronik.

Anila dukej e mpirë nga mungesa e motiveve. Çuçi , Toni dhe Etilda na kishin lënë si jetim , ata folen me ikjen  e tyre.  Mungesen e dy të pareve se ndiem dhe aq.

Xhelal Mziu perpiqej të plotesonte ekipin parlamentar që do të luante me deputetet e Kosoves, me ofroi vendin e zevendes trajnerit meqënëse jam një farë zevendes lideri. Kosta i Gramozit dhe Lindites si shirok kapte të gjitha qoshet e kthinat. Me pak fjale qe një ditë e pergjumur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.