![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Qytetarët në Nairobi të Kenias janë ngritur në protesta për shkak të një projektligji të diskutueshëm tatimor, duke i vënë kështu flakën Parlamentit të vendit. Si pasojë, policia është detyruar të qëllojë për vdekje disa demonstrues.
Trupat e pesë protestuesve u panë jashtë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin kenian, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pasi policia qëlloi me armë zjarri ndërsa kompleksi u sulmua nga demonstruesit pas miratimit të projektligjit.
Mijëra njerëz protestuan sot, teksa kërkuan që politikanët të votojnë kundër taksave të reja të propozuara në projektligjin e diskutueshëm të financave.
Por pasi u miratua, Reuters raporton se kompleksi i parlamentit u depërtua nga qytetarët, të cilët i vunë flakën.
Një ndihmës mjek tha për Reuters se të paktën 50 persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat me armë gjatë protestave.
Projektligji do të prezantojë taksa të reja, duke përfshirë një taksë ekologjike që do të rriste çmimin e mallrave si produktet e periodave dhe pelenat.
Një propozim për taksimin e bukës u hoq pas protestave publike.