LAJMI I FUNDIT

“Dy goca buzë pishinës” -Ish-banorja e BBV shijon pushimet me barkun e rrumbullakosur. Dashuria “në ajër” përmes fotove

21:58 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish banorët e BBV, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi po shijojnë pushimet e tyre e nuk ngurrojnë të ndajnë copëza nga dashuria e tyre.




Në këto copëza duhet përfshirë dhe barku i rrumbullakosur i modeles, duke treguar dhe anën  e bukur të shtatzënisë së saj.

Përmes një postimi në Instagram, Sara ka ndarë një foto të saj në bikini me trendin më të fundit të printimit leopard, flokë të gjata të shthurura lehtë, këmbët në ujin e pishinës, duke vëzhguar përtej horizontit për të nxjerrë sa më në pah barkun e rrumbullakët.

Një foto kaq perfekt për një mami të ardhshme, Sara e ka shoqëruar me mbishkrimin “Dy goca buzë pishinës”, duke rikujtuar se çifti pret një vajzë.

Po kështu, modelja në instastory ka suportuar partnerin e saj për këngën e tij dhe e ka shoqëruar me disa shkrime gazmore por që lehtësisht kuptohen që janë ngacmime romantike për Bardhin.

“Si më i mirë këto muajt e fundit ky, më gjeni një kontakt”; “Rrika me ca si shumë goca, nuk e di sa familjar është po prap i mirë mbetet”; “E hëngra”, janë disa prej komenteve të dhëna nga Sara nëpër story në instagram.

 

Modelja ka lënë për publikim të fundit në story një foto të saj me këngëtarin, të cilët janë të përqafuar e të mbështjellë në peshqirë, duke përcjellë mesazhin se dashuria është në ajër me çiftin të cilët së shpejti do bëhen prindër.

Kujtojmë se dyshja u njoh në shtëpinë e BBV 3, duke krijuar një romancë e cila mbijetoi e jashtë mureve të reality show-t.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.