Kryesore

Kapiteni Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin…

13:27 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni Berat Gjimshiti udhëhoqi denjësisht Kombëtaren kuqezi në Europian duke e bërë më së miri detyrën e tij. Pas përfundimit të kësaj aventure ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.




“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime. #BGJ6 ”, shkruan Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.