AKTUALITET

“Prej datës 1 korrik do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor”- Ministrja Manastirliu: Paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro

13:49 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në raportimet për mediat, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga rritja e pagave që do të nisë në 1 korrik do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor.




Manastirliu tha se paga e mësuesve do të rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatare në 950 euro.

Ministrja po ashtu bëri me dije se nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla

Manastirliu: Dua të ndaj me ju, por mbi të gjitha më mësuesit një lajm të mirë sa i përket rritjes historike të pagave për mësuesit ,e cila fillon nga një korriku.

Një rritje e pagave që do përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor, duke qenë kjo rritje më madhe e pagave.

Paga mesatare e mesuesve rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatarë në 950 euro.

Nëse do të kalonim në kategori specifike, paga mesatare në arsimin e mesëm dhe të lartë, që ka nivelin e kualifikimit dhe vjetërsinë mbi 15 vite punë, do të shkojë nga 79,800 në 98,500 lekë.

Paga mesatare e mësuesi në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75,800 në 96,000 lekë.

Rritje më të konsiderueshme do ta kenë edhe mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit me eksperiencë mbi 15 vite shkon nga 72,400 në 95,200 lekë.

Pagat përfshijnë mësuesit në sistemin tonë dhe punonjësit e shërbimi psikosocial dhe punonjësit e sigurisë në shkolla.

Për punonjësit e shërbimit psikosocial, paga mesatare shkon në 910 euro, ndërsa paga mesatare e punonjësve që lidhen me sigurinë në shkolla shkon në 800 euro.

Përmirësime janë bërë edhe sa i përket nivelit të pagesave për rritjen e kualifikimit të mësuesve ku do të kemi një dyfishim të pagesës sa i përket shpërblimit për kualifikim për mësuesit e nivelit që lidhen me dy kategoritë e para dhe sa i përket mësuesit mjeshtër do të kemi një rritje 50% të masës së shpërblimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.