AKTUALITET

Taksistët e Tiranës protestë në sheshin “Nënë Tereza”, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim

11:07 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana ” janë mbledhur ditën e sotme në protestë, në sheshin Nënë Tereza.




Protesta me makina zhvillohet, për problemet e shërbimit taksi.

Ata kanë parkuar mjetet e tyre në shesh dhe kërkojnë ulje të çmimit të karburantit si dhe respektim të tarifave në shërbim.

“Ulja e çmimit të karburantit”, “Dialogu, kriter i demokracisë”, “Respektimi i tarifave në shërbim”, janë disa nga mesazhet në pankartat e vëna mbi xhamat e mjeteve taksi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.