Kryesore

VIDEO/ Ndodhi ajo që pritej, Sllovakia dhe Rumania ndahen në barazim dhe kualifikohen për më tej

20:13 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sllovakia ka arritur të marr një barazim 1-1 kundër Rumanisë në Frankfurt, takim i fundit i vlefshëm ëpr Grupin E të Kampionatit Europian 2024.




Golin e parë të takimit e shënuan sllovakët në minutën e 24-t me anë të Dudas. Barazimi do të vinte 13 minuta më pas, kur Marin realizoi për rumunët nga pika e bardhë e penalltisë, duke kthyer baraspeshën, rezultat që nuk do të ndryshohej deri në fundit e takimit.

Një barazim që i kualifikon të dyja ekipet me 4 pikë, me Rumaninë që që merr vendin e parë, ndërsa Sllovakia kualifikohet si e treta më e mirë.

REZULTATI  SLLOVAKI-RUMANI 1-1

24′ Duda / 37′ Marin

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet takimi në Frankfurt, kualifikohen të dy ekipet.

90+2′ Zëvendësime të tjera te Sllovakia, dalin nga fusha Duda dhe Pekarik, vendin e tyre e zejnë Giomer dhe Bero.

90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

88′ Karton i verdhë për Pushkashin.

86′ Zëvendësim te Rumania, del nga fusha Marin dhe futet Rus.

77′ Largohet nga fusha e lojës Shranz dhe futet Duris te Sllovakia.

72′ Skuadrat nuk priten të rrezikojnë shumë, kjo edhe për shkak se me një barazim kualifikohen të dyja.

70′ Sllovakia kryen zëvendësimet e para, dalin nga fusha Streleç dhe Shranz, venin e tyre e zjenë Bozenik dhe Suslov.

67′ 2 Zëvendëwsime te Rumania, dalin nga fusha Haxhi dhe Dragush, vendin e tyre e zejnë Pushkash dhe Man.

66′ Tani është Haraslin që provon goditjen nga krahu i majtë me topin që shkon ngjitur me shtyllën e dytë. (VIDEO)

64′ Streleç tenton të surprizojë portierin Nita me një goditje tokazi nga distanca por ky i fundit e pret me këmbë topin. (VIDEO)

60′ Marin gjuan me trrinë nga vendi dhe detyron portierin Dubrakvka të grushtojë topin.

58′ Zëvendësim te Rumania, del nga fusha Koman dhe futet Soresku.

55′ Trajneri i Rumanisë, Eduard Iordanesku ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

49′ Janë sllovakët ata që tregohen përsëri të rrezikshëm, duan avantazhin dhe kreun e grupit.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në Frankfurt, baraspeshë totale.

45+1′ Bruçka ndëshkohet me karton të verdhe te Rumania,

45′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

43′ Shans i mirë kundërsulmi për Rumaninë, Marin tegohet egoist dhe provon portën nga distanca, duke e dërguar topin jashtë. (VIDEO)

37′ GOOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Marin nuk gabon nga pika e bardhë duke gjuajtur një predhë nga krahu i majtë dhe dërguar portierin në krahun tjetër. (VIDEO)

35′ Haxhi driblon bukur nga krahu i djathtë dhe Hançko detyrohet t’i ndërhyjë dhe të shkaktojë penallti.

32′ Ratiu provon goditjen nga distanca por është qendrore dhe portieri Dubravka pret pa probleme.

28′ Edhe pse në avantazh, sllovakët sërish kanë lojën nën kontrroll dhe synojnë golin e dytë.

25′ Loja ndalet për pushim, që skuadrat të freskohen.

24′ GOOOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Kuçka kroson nga krahu i djathtë i zonës dhe gjen Dudan në zonë, ky i fundit godet me kokë dhe shënon. (VIDEO)

22′ Haraslin kroson topin në zonë, me sferën që kalon të gjithë pasqyrën e portës pa pasur dikënd që ta devijojë. (VIDEO)

18′ Ritmi i lojës është në nivel të ulët, kjo edhe sepse skuadrat janë të kënaqura me një barazim.

15′ Sllovakët tregohen më kërkues për golin, teksa rumunët presin mbrapa.

11′ Ratiu shkëputet bukur nga krahu i majtë i zonës dhe provon goditjen me të brendshmen duke detyruar portierin sllovak të bëj një superpritje që ta mbante portën e paprekur. (VIDEO)

8′ Kuçka godet me kokë një top të ardhur nga goditja e këndit por gjuajtja ishte shumë e dobët dhe sfera përfundon në dart e portierit Nita.

3′ Duele të shumta në mesfushë, skuadrat po studiojnë njëra-tjetrën.

1′ Starton ndeshja në Frankfurt.

FORMACIONET ZYRTARE

SLLOVAKI (4-3-3): Dubravka; Hançko, Shkriniar, Vavro, Pekarik; Duda, Lobotka, Kuçka; Haraslin, Staleç, Shranz | Trajner: Françesko Kalzona

RUMANI (4-1-4-1) Nita; Ratiu, Dragushin, Burça, Bançu; Marin; Haxhi, Marin, Staniçu, Koman; Dragush | Trajner: Eduard Iodanesku

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.