Kryesore

Balla vizitë në zyrat e DASH, takohet me përfaqësues të CARE, Koordinimi i Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve, ministri: Vlerësuan kontributin e dhënë

16:16 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit, teksa është takuar e me përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).




Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se DASH dhe CARE kanë vlerësuar kontributin e vendit tonë për mirëpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre.

Ndër të tjera, ai bën me dije se ka marrë edhe një certifikatë vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

 “Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, e ka cilësuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim duke shpërndarë pamjet e takimit në zyrat e DASH.

Në këtë takim, Balla shoqërohej në takimin e mbajtur në Uashington nga ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.