AKTUALITET

“Betejë e fituar!” -Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi ligjin për taksimin 15% të profesioneve të lira, Jorida Tabaku: Nuk kishte bazë ligjore! Ndryshimi bëhet përmes institucioneve

19:45 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për shfuqëzimin e ligjit të taksimit të lirë prej 15% nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar si një betejë të fituar të qytetarëve dhe opozitës.




Reagimi vjen përmes një prononcimi për mediat nga Tabaku, e cila u shpreh se ky tatim nuk kishte një bazë ligjore e se ndryshimi ndodh përmes institucioneve, duke iu referuar kësaj të fundit Gjykatës Kushtetuese e cila mori vendim për një çështje që deputetja demokrate ka luftuar së fundmi.

“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk  ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se çdo biznes tjetër”, tha Tabaku.

Tabaku falënderoi të gjithë profesionet e lira dhe ata që besuan tek grupi parlamentar ri PD. Kështu fitohen betejat, u shpreh deputetja demokrate.

“Unë e konsideroj këtë një fillim të mirë dhe për të treguar se sot duhet të kemi besim tek institucionet, tek politika si mjet ndryshimi, por duhet të kemi edhe të ajo rrugë që kemi nisur që besoj është rruga e drejtë”, u shpreh Tabaku.

Për ata që kanë paguar këtë taksë antikushtetuese, Tabaku u shpreh se pasi të zbardhet vendimi “ do të përpiqemi të rregullojë çdo pasojë që do ketë tek ata që e kanë paguar”.

“Treguam se duke qenë në anën e shumicës dhe të punës, sot kemi arritur një rezultat pozitiv në sytë e shqiptarëve që një sistem i drejtë dhe që vlerëson punën mund të ngrihet dhe duhet të ngrihet. Shpresoj të jetë fillimi i shumë kauzave të tjera që do ti çojmë deri në fund”, përfundoi Jorida Tabaku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.