Kronikë

Dy viktima e tre të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Bruksel! Mediat belge: Shënjestër pronarët shqiptarë të lokalit! Pistat e hetimit…

18:12 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku dy persona janë vrarë aksidentalisht dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, për shkak të një sulmi me armë zjarri.




Sulmi ka ndodhur mesnatën e së mërkurës, duke u gdhirë e enjte, në një lokal në pronësinë të shqiptarëve, ndaj të cilët dyshohet se u hap zjarri.

Janë mediat belge ato që raportojnë se shënjestër e sulmit ishte e llogaritur për pronarët shqiptarë të lokalit.

Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, por ende nuk ka informacione zyrtare.

Autorët mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë në mënyrë të rastësishme drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e lokalit, duke lënë të vrarë një burrë dhe një grua.

Brukseli, dhe veçanërisht distrikti Gare du Midi, ka qenë prej kohësh i rrënuar nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës.

Në vitin 2023, dhuna e lidhur me drogën la 7 të vdekur në kryeqytetin belg. 130 persona të tjerë u plagosën rëndë. Shumë shpesh, ajo përfshin dhunën midis bandave rivale që konkurrojnë për territor për të shitur drogë, raportojnë mediat në Bruksel.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.