Kronikë

Humbi kontaktet me familjen, gjenden sendet personale të 30 vjeçarit në afërsi të liqenit të Banjës. Dyshimet e para…

17:25 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30 vjeçar dyshohet të jetë vetëmbytur në liqenin e Banjës, Gramsh, pasi janë gjetur sendet e tij personale aty pranë.




Ditën e djeshme familjarët kanë kallëzuar në polici se shtetasi I.B., është larguar nga banesa, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit të policisë, uniformat blu janë vënë menjëherë mnë lëvizje për gjetjen e tij e rreth orës 12:30 të ditës së sotme kanë gjetur qesen me duhan të 30 vjeçarit pranë liqenit të Banjës.

Kështu janë ngritur dyshimet se shtetasi I.B., mund të jetë vetëmbytur.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit. Gjithashtu janë mobilizuar e polumbarët e RENEA-s.

Njoftimi

Gramsh/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka kallëzuar shtetasi S. B., se pasditën e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses sëbashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit I. B., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.