Kryesore

Mesfushori pret të shitet nga Partizani, Maget: Kam oferta, dua të largohem këtë verë

09:12 - 27.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maget Gueje në sezonin e shkuar u bë me shpejtësi një nga mesfushorët më të fortë në vendin tonë. Senegalezi fitoi besimin e trajnerëve dhe u shndërrua në një shtyllë të formacionit deri në finalen e madhe të titullit, ku të kuqtë nuk ia dolën përballë Egnatias.




Më pas skuadra u shpërnda dhe Maget udhëtoi në vendlindjen e tij, Senegal. 21-vjeçari gjatë pushimeve, që zgjatën më shumë seç pritej, u angazhua me stërvitje me një trajner personal. Përveç kësaj, mediat lokale nuk e humbën rastin për prononcime. “Senfootball” i ka bërë një intervistë Maget, i cili ka prekur disa çështje.

FILLIMET SI “DEM” – Mes të tjerash senegalezi ka folur për fillimet e tij te Partizani. I riu kujton largimin e Dajës, që ishte një goditje për të dhe më pas përmend Zekiçin, si trajneri që besoi më shumë tek ai.

“Ishte një nisje e komplikuar, por kur u largua trajneri Ilir Daja u bë edhe më e vështirë, sepse luaja shumë pak minuta. Sa i përket pasardhësve, çdo trajner ka filozofinë dhe preferencat e veta dhe unë i pranoj, por isha i bindur se me aftësitë që zotëroj, meritoja më shumë minuta. Këtë sezon ishte trajneri Zoran Zekiç që besoi tek unë. Kështu nisi gjithçka për të zhvilluar një sezon të mirë. Isha mirë, por duke e njohur veten, nuk e konsideroj sezon shumë të mirë apo perfekt, sepse mund të bëj më shumë”, u shpreh Maget.

E ARDHMJA – Nuk mund të mungonte një pyetje për të ardhmen. Në lidhje me këtë Maget pranon se ka oferta dhe dëshiron të largohet.

“Kam oferta dhe e vërteta është se do të doja të ndërroja ambient këtë verë. Do të shohim së shpejti”, tha 21-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.