Kryesore

Në Itali e bëjnë të sigurt: Starti i edicionit të “Giro D’Italia” në çiklizëm do të bëhet nga Shqipëria pas ofertës marramendëse

19:15 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edicioni i vitit 2025 për “Giro D’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklisitkë në botë, do të jetë shumë special. Kjo për faktin se pritet që etapat e para të zhvillohen pikërisht në Shqipëri. Për këtë insistojnë mediat italiane, të cilat kanë bërë të ditur se drejtuesit e garës kanë marrë ofertë të parefuzueshme edhe ekonomikisht nga vendi ynë.




Gazeta “Il Messaggero Veneto” bën të ditur se rajoni i Friuli kërkonte të siguronte nisjen e edicionit të ardhshëm më datën 10 maj, por po kalohet në fotofinish nga oferta e qeverisë shqiptare, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende.

“Nën hije deri disa javë më parë, kandidatura shqiptare është përforcuar si# e kishim parashikuar, edhe për shkak të premtimit që është bërë nga kryeministrja Georgia Meloni pikërisht ndaj Shqipërisë. Xhiroja e Italisë, një nga kartat më të mira për të luajtur nga vendi ynë në botë, arsye pse u vlerësua në pranverën e këtij vitit si ambasador i italianizimit, do të nisë shpejt nga vendi ballkanik. Gjithçka për të forcuar lidhjen mes dy kombeve”, shkruhet fillimisht në artikull duke theksuar se shkak bëhet edhe lidhja e ngushte politike si pasojë e marrëveshjes për emigrantët.

“Premtimi i kryeministres është ndjekur nga një ofertë ekonomike mjaft e rëndë nga Shqipëria për “Rcs”, shoqërinë që organizon Xhiron e Italisë, Flitet për thuajse trefishin e shifrës prej 6 milionë eurosh të ofruara nga rajoni i Friulit për të organizuara nisjen e garës më 10 maj nga Trieste dhe dy etapa të tjera”, shpjegohet në këtë artikull ku bëhet fakt thuajse fakt i kryer transferimi i kësaj gare çiklistike në Shqipëri në vitin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.