BLUETOOTH

Problemet me gjumin në stinën e verës, si të flini të qetë e më gjatë

20:49 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stina e verës përveçse bëhet një sfidë përgjatë ditës prej temperaturave të larta, është e një shqetësim për netët, pasi prishet regjimi i gjumit.




Procesi i fjetjes sa bëhet e më i vështirë për shkak të nxehtësisë, ndaj e më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të bëni një gjumë të qetë, të freskët e të gjatë, në mënyrë që të çlodheni sa më shumë.

Fillimisht është shumë e rëndësishme të caktoni një orar strikt për gjumin e zgjimin tuaj.

Së dyti përzgjidhni çarçafët e duhur dhe pizhamet më të rehatshme që keni. Duhet që materialet e tyre të jenë prej pambuku pasi do e mbajnë temperaturën e trupit në parametrat e duhura.

Mundohuni të shmangni dritën artificiale e të flini në errësirë.

E fundit e më e rëndësishmja, duhet që dhoma juaj të ketë një temperaturë e cila do freskojë ambientin në këto netët e nxehta. Sugjerohet që temperatura ideale për dhomën është 18 gradë Celsius.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.