![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri me dije ditën e djeshme, se prej datës 1 korrik do të nisë rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sistemit arsimor.
Lidhur me këtë lajm reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se: “Falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj”.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë
Shfaq Komentet (0)