Kronikë

Sulmoi një grup qytetarësh dhe policinë në stacionit e autobusit nën efektin e drogës. Dënohet me burg shqiptari në Greqi (Video)

18:58 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg nga drejtësia greke, pasi nën efektin e drogës sulmoi qytetarë dhe uniformat blu.




Sulmi ka ndodhur disa ditë më parë në një stacion autobusi në zonën e Heraklion-Lassithi.

Kanë qenë mediat greke ato që e kanë raportuar gjendjen e 47 vjeçarit nën efektin e drogës. Ato shkruajnë se fillimisht shqiptari ka nisur të shajë kundrejt qytetarëve që po prisnin në stacion, e më pas filloi t’i shtynte.

Pas lajmërimit të policisë, oficerët mbërritën në vendngjarje por u sulmuan fizikisht gjithashtu nga 47 vjeçari.

Vendimi për ta lënë në burg është marrë ditën e sotme (27 qershor), me 3 vite e 10 muaj burgim, pa lirim me kusht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.