AKTUALITET

Pas fundjavës së nxehtë, e marta sjell reshje shiu dhe breshëri në vend! Ja si parashikohet të jetë moti këtë javë

07:12 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë kësaj jave, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës.




Ditët me diell do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë javës, por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit.

Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit, priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim – juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-14 m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.