Kronikë

Skandali te Onkologjiku sjell ndryshime në ligjin për Urdhrin e Mjekut, ministrja e Shëndetësisë prezanton masat e reja: Do t’u hiqet bluza e bardhë përgjithmonë nëse…

10:54 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në mbledhjen e zhvilluar sot me shefat e QSUT, ka prezantuat disa ndryshime dhe masa të ndërmarra pas në lidhje punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private, pas skandalit në spitalin Onkologjik.




Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.

Po ashtu, mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi apo niveli.

Ndër të tjera, ministrja u shpreh se do të ngrihet dhe një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe një komision apelimi, ku sipas saj,  vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në gjykatën administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit.

Edhe masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh, u shpreh Koçiu.

Ministrja tha se dërgimi në klinika private do të dënohet, ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalim të aktivitetit. Shkelja e etikës, betimi i Hipokratit do të dënohen po ashtu, teksa shtoi se shkelja e protokollit mjekësor do të çojë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjatë gjithë jetën.

Masat disiplinore

  • dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.
  • shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveç shkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.
  • mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.
  • shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.
  • shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumë domethënës.
  • shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.

Fjala e ministres së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Albana Koçiu

Zoti kryeministër,

Zonja dhe zotërinj,

Dua që të jem sa më e qartë qysh në fillim për daljen në dritë të zullumit të patolerueshëm në spitalin onkologjik.

E para, falenderoj prokurorët që hodhën dritë mbi atë zullum dhe besoj se shpreh edhe në emër të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, urimin tim që ata individë të gjykohen me zero tolerancë e të marrin dënimet e merituara.

E dyta, u shpreh keqardhjen për këtë ndotje të bluzës së bardhë, të gjithë mjekëve e infermierëve të përkushtuar në shërbimin tonë shëndetësor.

Kam folur më shumë nga ju këtu dhe e kam ndjerë deri në palcë jo thjesht mërzinë,

Po plagosjen e rëndë morale për atë neveri të madhe.

E them me plot gojën se shumica juaj nuk janë si ata, shërbimi ynë shëndetësor nuk është ai – madje – edhe në vetë spitalin onkologjik ka mjekë e infermiere të përkushtuar, të cilet absolutisht nuk e meritojnë njollën e zezë që u vunë ish-kolegët e tyre të paskrupullt.

Por, po me plot gojën, them se ndërkohë që çuarja përpara drejtësisë e atyre individeve shkuli një tumor korrupsioni dhe harbutlleku ekstrem nga onkologjiku, ne, ministria e shëndetësisë dhe stafi drejtues i qsut-së duhet të reagojmë duke ndërmarrë masa e hapa konkretë, që në ketë institucion qëndror të shërbimit shëndetësor të mos ketë hapësirë për njerëz e praktika abuzive të asnjë natyre.

E treta, dua t’ju bëj me dije se gjatë këtyre ditëve kemi punuar intensivisht për disa ndërhyrje të shpejta dhe kuptimplota në ligjin “për urdhrin e mjekëve në republikën e shqipërisë, i cili rregullon veprimtarinë e profesionistëve të shëndetësisë dhe përcakton parime, standarde e kritere për aktivitetin e bluzave të bardha.

  1. A) hapja apo puna në një klinikë private për mjekët e sektorit publik do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë dhe me marrjen e autonomisë kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.

Mjekët e punësuar në sektorin publik që kanë hapur apo punojne në klinika private, si edhe ata qe do te duan ta bejne këtë më tutje, duhet të marrin një autorizim/leje nga titullari i spitalit ku janë të punësuar. (ky autorizim duhet të konfirmohet nga ministria e shëndetësisë dhe të publikohet në një regjistër publik digjital).

  1. B) do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë të njëjtët pacientë në klinikën private që ka hapur vetë apo që punon aty. Një mjek i cili ndjek pacientë në klinikat shtetërore është në konflikt të hapur interesi nëse kërkon që po këta pacientë të vijnë në klinikën private që ai ka hapur vetë apo punon aty.

Kjo është një praktikë e toleruar përgjatë gjithë këtyre viteve pas ndryshimit të sistemit dhe e zgjatur nga fakti se vetëm kjo shumicë qeverisëse vendosi të ndërmarrë reformën rrënjësore të autonomisë spitalore, e cila dihet botërisht se kerkon disa vite edhe në kushte shumë me normale se sa kushtet skandaloze të shëndetësisë e të spitaleve deri përpara 10 vjetësh.

Fatmirësisht sot jemi në hapin e fundit dhe kemi aktualisht në fier, memorialin, spitalin e parë me autonomi. Së shpejti qsut dhe 12 spitale te tjera do të marrin autonominë e plotë pas plotësimit të kushteve të mbetura.

Por megjithatë, masat për ndarjen e mjekut nga pacienti në spitalin publik nga mjeku dhe pacienti në spitalin privat do t’i marrim menjëherë.

  1. C) po menjëherë, mjekët që kanë hapur dhe/ose punojnë në klinika private nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtuese të asnjë niveli në spitalet publike apo në universitetin e mjekësisë.

Një drejtues në këto struktura duhet t’i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku i është dhënë një përgjegjësi drejtimi.

Historia e transferimit të pacientëve në klinikën private nga drejtuesit e shërbimeve publike do të mbarojë menjëherë sapo të miratohet ky ndryshim ligjor.

  1. D) do të thjeshtojmë në këtë ligj edhe procedimin disiplinor

Aktualisht procedimi disiplinor është kompleks, me komisione disiplinore rajonale, qendrore, ankimime administrative dhe më pas ato gjyqësore.

Jo! Do të krijohet një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe nje komision apelimi. Vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në gjykatën administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit.

Natyrisht të gjitha këto ndërhyrje të menjëhershme kërkojnë edhe ndryshime të masave disiplinore ekzistuese.

Prandaj masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh.

  • dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.
  • shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveç shkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.
  • mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.
  • shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.
  • shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumë domethënës.
  • shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.

Konkretisht, sipas kësaj pike të fundit, individëve që njollosin institucionin, duke shkelur çdo normë e parim jo thjesht profesional, po edhe human, përveç ndëshkimit të merituar nga drejtësia do t’u ndalohet ta veshin bluzën e bardhë për gjithë jetën.

Propozime të ngjashme të përshtatura do të bëhen edhe për profesionet e tjera.

Siç e vute re, nuk përmenda disa nga afatet për masat e shkeljeve të lartpërmendura dhe jo rastësisht, por sepse ato së bashku me vetë pikat që prezantova, janë ende në diskutim edhe për pak ditë, ku do të përfshijmë edhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore jo vetëm publike, përpara sesa qeveria të vendosë miratimin e tyre jo me vonë sesa java e tretë e korrikut.

Dua t’u shpreh së fundmi mirëkuptimin më të thellë të gjithë qytetarëve me të drejtë të neveritur e të revoltuar njësoj si dhe unë vetë, nga zullumi i zbuluar në spitalin onkologjik dhe dua t’i siguroj, edhe në emrin tuaj, se kjo ngjarje e rëndë do të shërbejë si një mësim i paçmuar për të ndërtuar me tutje një shërbim shëndetësor të denjë për shqipërinë europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.