Kronikë

Zjarr në një ish-magazinë shtetërore në Kamëz, përfshihen nga flakët dyqanet me rroba dhe materiale plastike

07:47 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ish-magazinë shtetërore është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në rrugën “Skënderbej”, në Kamëz.




Sipas informacioneve të para, në magazinë ka dyqane me rroba, fastfood dhe dyqane me materiale plastike.

Mësohet se zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.